A e dini origjinën e melodisë ikonike të Nokia-s?

279

Pa asnjë dyshim, muzika e Nokias është një nga meloditë e para ikonike të viteve ‘90 dhe më të njohura të telefonit. Në vitin 1993 Anssi Vanjoki, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Nokia-s, solli ‘Gran Vals” tek Lauri Kivinen (atëherë Shefi i Komunikimit të Koorporatave) dhe së bashku zgjodhën ekstraktin që u bë muzika e Nokias.

Melodia është një frazë nga një kompozim me kitarë solo, “Gran Vals”, nga kitaristi klasik spanjoll dhe kompozitori Francisco Tarrega, shkruar në vitn 1902.

Melodia e parë u shfaq në Nokia 2110 të lançuar në vitin ’94 ,nën emrin Type 7, duke treguar se ishte vetëm një melodi normale. Emrat origjinalë të melodive ndryshonin në listën e tyre, duke u renditur si Type 13 në disa telefona dhe Type 5 në disa të tjerë.

Në dhjetor 1997 me futjen e Nokia 6110, meloditë kishin të gjitha emra specifikë, dhe këtu melodia e Nokia-s u quajt “Grande Valse”. Në ’99, “Grande Valse” u riemërua Nokia Tune dhe u bë zyrtarisht melodia e NOKIA-s.

Comments