A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?

496

Spanja ka arritur të shënojë fitore ndaj Gjermanisë pas vazhdimeve, duke triumfuar me rezultat 2-1 për të kaluar në gjysmëfinale.

Dy kombëtaret dhuruan futboll të bukur në çerekfinalen e Euro 2024 ndërsa dhe pas rezultatit 1-1, ndeshja shkoi në vazhdime.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve ishte momenti më kontrovers, kur topi goditi dorën e Marc Cucurella pas një gjuajtje nga Musiala brenda zonës .

Gjyqtari Antony Taylor nuk akordoi penallti, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë moment diskutabil.

Por pse prekja e topit me dorë nga Cucurella nuk u dha penallti ? Edhe pse topi goditi dorën e Cucurellas, e cila ishte larg trupit të tij, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti sepse ishte një prekje e paqëllimshme e spanjollit dhe ai nuk po e shikonte me dorë drejt topit.

Duart e Cucurellas ishin poshtë dhe në një pozicion të natyrshëm pas shpinës dhe për këtë arsye gjyqtari vazhdoi lojën.

Për të hequr plotësisht ‘merakun’ e fansave gjerman, para prekjes me dorë kishte edhe një pozitë jashtë loje për Niclas Fullkrug.

Spanja shkon në gjysmëfinale dhe pret fituesin e ndeshjes Francë – Portugali./Telegrafi/

Comments