A po rikthehet Jack Smith në Hagë?

133

Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Prokuroria atje nuk komenton mbi mundësinë e këtij rikthimi.

Disa herë u deklarua kundër prokurorit Jack Smith.

Pak ditë para marrjes së detyrës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump sërish komentoi mbi Smith-in, i cili ishte vënë në krye të një hetimi kundër tij për keqpërdorim të detyrës gjatë mandatit të parë si President.

Ai dha sinjale se Smith do të kthehet në Hagë, ku kishte shërbyer si kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Ky është një Jack Smith i çmendur. Kështu që ai donte të bënte një raport pak para se të merrja detyrën, me siguri. Pra, ai do të bëjë si një raport 500 faqesh dhe do të jetë një raport i rremë, ashtu si hetimi ishte një hetim i rremë. Dhe unë thashë, mirë, prit një minutë. Ky djalë u hodh poshtë në turp, në turp. Ai do të kthehet në Hagë ose kudo që do ta dërgojnë me turp, sepse ai dështoi aq keq, sepse ishte një rast i rremë kundër një kundërshtari politik”, tha Trump.

Për këtë mundësi të rikthimit në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, nuk ka komentuar.

“Zyra e prokurorit të specializuar, nuk komenton mbi këtë çështje.”, tha zëdhënësi i kësaj gjykate Christopher Bennet.

E një rikthim i Smith, shihet si vështirë i realizueshëm sipas avokatit Xhevdet Smakiqi.

Jack Smith shërbeu si kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për rreth 4 vjet.

Comments