Abdixhiku: Dragashi foli qartë, koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK

53

Kandidati për Kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim madhështor në Dragash, ku qytetarët treguan mbështetje masive për vizionin e LDK-së.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku e quajti këtë tubim një rekord pjesëmarrjeje dhe një tjetër dëshmi e fuqisë që LDK po grumbullon në prag të zgjedhjeve.

Ai shtoi se koha për bashkimin dhe vendosmërinë ka ardhur, duke thënë: “Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK!”

“Kështu mbahet një tubim elektoral në Dragash! Rekord pjesëmarrje në festën tonë! Dragashi, u deklarua djathtë! U bashkua me rreshtin e gjatë të qyteteve që po bëhen bashkë me Lidhjen tonë! Në çdo shtëpi, në çdo fshat, e në çdo qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore. E kjo mbështetje na jep forcë! Na mbush me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Sepse ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm! Dhe sot, Dragashi foli qartë, siç po flet e tërë Kosova. Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK! Shihemi në festën e madhe me 9 shkurt! Doktor ju lumtë për punën. Kandidatëve, suksese!” – tha Abdixhiku.

Comments