Abdixhiku i bën thirrje mërgatës për regjistrim: Të shkojmë në 40 mijë mbështetës

114
fresco

Kandidati i LDK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku ka thënë se nga 80 mijë të regjistruar deri tash, sipas raportimeve të degëve të LDK’së, 30 mijë janë mbështetës të kësaj partie.

midle

Ai ka kujtuar se sin ë zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK’ja ka pasur 2 mijë e 294 vota nga mërgata, teksa ka thënë se ky kapërcim i madh është thirrje e kushtrim i fitores.

“Janë dhe 24 orë deri në përfundim! Regjistrohuni! Të shkojmë për 40 mijë! Ndryshimi i nisur në Kosovë le të mbështetet dhe nga bashkëatdhetarët tanë!”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Comments