Abdixhiku: ‘I herë flasin rugovasit’, ‘i herë’ fola dhe unë, zotimet e burrit janë prej guri

81

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka mbajtur fushatë në Rugovë të Pejës.

Ai ka thënë se nga rugovasit ka mësuar se ‘I herë flasin rugovasit’.

“Gazi kishte vendosur shallin e vitit 2001, atë që e barte Ymer Mujaxheri gjatë prities së Rugovës. Dhe ndjenja në këtë sallë ishte e fitores”, ka thënë Abdixhiku.

“‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta! ‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë”, ka premtuar ai.

“Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë! Pa fjalë! Plot emocion! Rugova po kthehet fort! Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar”, ka thënë Abdixhiku.

Comments