Abdixhiku pas tubimit të madh në Baran: Sa më të mëdha tubimet tona aq më të larta britmat e tyre
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim zgjedhor në Lugun e Baranit tha se mbështetja e tyre është shenjë se fitorja e 9 shkurtit i takon LDK-së.
Ai tha se sa më të mëdha po i kanë tubimet “aq më të larta britmat e tyre”.
“Me këto tubime po më bëni pak telashe. Sa më të mëdhaja tubimet tona, aq më të larta britmat dhe piskamat e tyre. Por, ky këtu s’është tubim, ky është tërmet politik. Është shenjë që Lidhja Demokratike e Kosovës është në kohën më të mirë të saj. Ëshë shenjë se më 9 shkurt fitorja është e LDK-së”.