Abdixhiku: Seanca konstituive duhet të thirret çdo 48 orë, deputetët e LDK’së nesër do të jenë në sallë

74
fresco

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se deputetët e LDK’së nesër do të jenë në sallën e Kuvendit në ora 10:00, duke iu referuar afatit 48 orësh pas përfundimit të seancës që dështoi dje.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë.”

midle

LDK ka ftuar të gjithë deputetët e të gjitha partive që të jenë prezent në seancë, derisa i ka bërë thirrje edhe kabinetit qeveritar të dorëhiqen dhe dorëheqjet t’i deponojnë në organet e kuvendit.

“LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë. Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Betimi i deputetëve ndodhë! Kushtetuta mbrohet! Shteti funksionon! Logjika dhe demokracia triumfojnë! Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues! Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë. Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!”

Comments