Abelard Tahiri: Nuk e votojmë asnjë ligj, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

225

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Pasi dështimit të mbledhjes së Kryesisë, ai tha se PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendi në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Asnjë ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”.

“Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga ShBA dhe BE. Ky Parlament, kjo Qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Tahiri

Comments