Ademi: Degradimi i Besnik Eminit, vazhdimësi e deshqiptarizimit të institucioneve

112
fresco

Arbër Ademi nga BDI thotë se VMRO – VLEN me zhvendosjen e gjeneralit Besnik Emini po bëhet deshqiptarizimi dhe defaktorizimi i shqiptarëve në institucionet më të larta shtetërore

“Turp, e shkuar turpit!

midle

Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve – një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë – drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes është vazhdimësi e deshqiptarizimit dhe defaktorizimit të shqiptarëve në institucionet më të larta shtetërore.

VMRO-VLEN me veprime të tilla po shpërbëjnë Marrëveshjen e Ohrit, veprime që nuk i ngjajnë aspak një shteti anëtar i NATO-s.

Si ishte ajo: rrini rehat, a?!” – shkruan Arbër Ademi. /tvklan.mk/

Comments