Administrata e Biden: Kurti detyrohet ta respektojë Marrëveshjen e Washingtonit

414

Administrata amerikane ka thënë se marrëveshja e Washingtonit është një zotim që detyrimisht duhet të respektohet, pasi administrata Biden e ka studiuar me kujdes të tërën.

Për marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë nga Avdullah Hoti e Aleksandër Vuçiq, kryeministri i tanishëm gjithmonë shprehi rezervat e tij.

Kjo marrëveshje siç shkruante Albin Kurti vetëm pak ditë pas nënshkrimit, do duhej të shikohej nga poshtë, meqë siç vlerësonte ai, e vetmja pikë e vlefshme është vendosja e raporteve dhe njohja reciproke me Izraelin.

Madje, Kurti thoshte se “nëse ai do ta rimarrë sërish udhëheqjen e qeverisë, nuk do të jetë i obliguar ta zbatojë marrëveshjen e Washingtonit”.

E këtë qëndrim ndaj marrëveshjes së Washingtonit, po vazhdon ta mbajë edhe tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin.

Nga Qeveria Kurti vlerësojnë se marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë nxiti reagime.

Comments