“Adolescence” theu rekorde! Konfirmohet sezoni i dytë i serialit…

221
fresco

Seriali “Adolescence” pritet të rikthehet me një sezon të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka pasur në platformën Netflix. Vetëm disa javë pas publikimit, prodhimi u rendit si seriali i katërt më i ndjekur në gjuhën angleze dhe pritet të ngjitet në vendin e tretë me mbi 114 milionë shikime.

Sipas Deadline, kompania e prodhimit “Plan B”, themeluar nga aktori Brad Pitt, është në bisedime me regjisorin Philip Barantini për realizimin e sezonit të ri.

midle

“Adolescence” ndjek historinë e Jamie Miller, një djalë 13-vjeçar (luajtur nga Owen Cooper), i cili përballet me akuza për vrasjen e një vajze në klasën e tij. Seriali, i përbërë nga katër episode, ofron një përvojë vizuale të fortë dhe emocionale për publikun.

Përveç transmetimit në platformën Netflix, seriali do të jetë i disponueshëm edhe përmes shërbimit edukativ Into Film+. Ndërkohë, organizata bamirëse Tender po përgatit materiale mbështetëse për të nxitur diskutime rreth marrëdhënieve të shëndetshme mes të rinjve.

Që nga premiera e tij më 13 mars, “Adolescence” arriti të grumbullojë 24.3 milionë shikime në vetëm katër ditë, duke u shpallur seriali më i ndjekur në Netflix për javën 10-16 mars.

Comments