Afrim Gashi: 2 gushti, ditë që duhet t’i bashkojë të gjithë qytetarët

367

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Ilindenit dhe ka shkruar se 2 gushti është ditë që do të duhej t’i bashkojë të gjithë qytetarët…

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Ilindenit dhe ka shkruar se 2 gushti është ditë që do të duhej t’i bashkojë të gjithë qytetarët e vendit në festën e përbashkët të shtetndërtimit.

“Ilindeni dhe mbledhja e ASNOM-it janë ndër shtyllat kryesore të shtetittë Maqedonisë, janë data që trokasin në kujtesën kolektive se ky shtet sot është fryt i përpjekjes së paraardhësve tanë, që u përpoqën bashkërisht për ta gëzuar këtë sukses”.

Gashi ka shtuar se para neve vjen një sfidë e re, referendumi për integrim, që siç ka thënë se do të jetë testi ynë para gjeneratave të reja.

Comments