Agim Bahtiri: Janë ndaluar punimet në ngritjen e murit



Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë për Indeksonline se punimet në ngritjen e murit në pjesën veriore janë ndaluar dhe se janë duke bashkëpunuar me Bashkimin Evropian për të kërkuar përgjigje nga pala serbe për ngritjen e këtij muri.
“Jemi duke u konsultuar edhe me zyrtarët e Qeverisë në Prishtinë, dhe jemi duke shikuar se çfarë duhet të behët në ditët në vazhdim. Për momentin është arritur që punimet të ndalën, dhe jemi duke punuar ngushtë edhe më Bashkimin Evropian për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë Bahtiri.
Sipas tij cili do qoftë qëllimi i serbeve të veriut, plani urbanistik nuk guxon të ndërrohet.
Ky mur nuk është pjese e planit të Brukselit të cilin unë e kamë këtu para vetës dhe nuk parasheh ndërtimin e asnjë muri. Jemi duke punuar fuqishëm e gjithë Qeveria është në këmbë për ta zgjidhur këtë problem”, ka thënë Bahtiri. /Indeksonline/