Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën për rigjykimin e rastit Alfa. Për këtë ka informuar i dënuari, Agim Islamit, i cili në një postim në Facebook ka publikuar faqen e parë të vendimit dhe ka shkruar se kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit. “Kjo i bie në qoftë se Maqedonia nuk ka kirurg për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjek nga jashtë shtetit”, ka shkruar Islami, i cili tash e 17 vjet vuan dënim me burg. Refuzimin e kërkesës për TV21 e konfirmoi edhe avokatja e tij, Artene Iseini, por duke shtuar se lajmin e ka mësuar nga Agim Islami, sepse ajo si avokate ende nuk e marrë vendimin në formë të shkruar. Për vendimin e Gjykatës ka pasur edhe reagime politike. Ish-ministri i drejtësisë dhe nënkryetar i ASH-së, Krenar Lloga, e ka quajtur skandaloz dhe ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor t’i marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit.
AGIM ISLAMI, I BURGOSUR NGA RASTI “ALFA”
(3.50-4.46)
“Me një Gjykatë me një besueshmëri 2% një vendim pozitiv nuk mund të pritet. Por, kisha shpresa edhe te disa politikan që premtuan para zgjedhjeve se do të kem drejtësi por si duket do të jenë njësoj. Shpresa nuk kam pasur në këtë gjykatë, mund të them vetëm 2% kam pasur shpresë. Mund të them banale sepse gjykata jep arsyetim banal që refuzon me vendim negativ kërkesën tonë duke u arsyetuar se nuk kanë ekspert në Byronë për ekspertizë në Maqedoni që të jep mendimin pozitiv për ekspertizën që është bërë jashtë shtetit të Maqedonisë.”