AGK reagon ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetarit Arlind Sadiku

155

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë gazetarit Arlind Sadiku.
AGK është shprehur e shqetësuar për këto kërcënime, pasi që sipas gazetarit shumica janë kërcënime me jetë.

“Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia. AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit. Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Comments