Ahmeti i “përmbajtur” për Taravarin, akuzon VLEN-in për dobësi në qeverisje

132
fresco

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është përmbajtur dhe nuk ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura brenda kampit të koalicionit VLEN, respektivisht largimin e Arben Taravarit nga ky koalicion.

TV Shenja kërkoi përgjigje nga Ahmeti për bashkëpunim eventual të BDI-së me fraksionin e Taravarit, megjithatë i pari i integristëve tha se nuk do të komentoj fare ndodhitë brenda VLEN sepse nuk është komentator politik por është kryetar partie.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

Bashkimi Demokratik për Integrim është lëvizje kombëtare politik bërëse dhe unë nuk jam komentator i zhvillimeve të brendshme të partive politike, jam zbatues i politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim që angazhohet për përfaqësim me dinjitet të shqiptarëve në RMV…..

midle

Megjithatë, Ahmeti nuk e përmbajti veten kur foli për mënyrën se si VLEN, po qeveris. Ai lëshoi akuza të shumta eksponentëve dhe përsëriti kërkesën që ata ta lëshojnë Qeverinë. Sipas Ahmetit, VLEN është turpi i shqiptarëve. Sipas Ahmetit, VLEN asnjëherë nuk mund të bëj atë që BDI-ja e bëri, përfshirë këtu edhe kryeministrin shqiptar.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI-SË

Nuk kemi kërkuar ma shumë nga përfaqësues që hiqen si legjitim që i përfaqësojnë shqiptarët por ta mbajnë situatën aty ku e lamë ne. E di që për kryeministër edhe 10 vjet me i pas këta s’munden me e realizu. Ne e morëm nga zero dhe e lamë këtë shtet me kryeministër shqiptarë. Nuk është më Maqedonia e viteve para 2000. Maqedonia është e pas viteve 2000 e kemi larë me gjak çdo pëllëmbë të këtij vend, historinë më të re të Maqedonisë. Nuk do të ju dëshpërojmë por do të jemi dalë zotës, të vërtetë të atyre mal sakrificave që kanë bërë shqiptarët për të jetuar të lirë.

Kur jemi te VLEN, duhet të theksojmë se ditën e djeshme krerët e VLEN-it realizuan takim nga ku kumtuan se si VLEN do të shkojnë së bashku në zgjedhjet lokale dhe se Arben Taravari është larguar për të shpëtuar BDI-në. Mexhiti mes tjerash Taravarin e quaji si “gomë reserve” të BDI-së.

Comments