Ahmeti: Koha është të përfshihen të gjithë në një qeveri

60
fresco

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai tha rezultati më i mirë nga zgjedhjet nacionale ka qenë për PDK-në, pasi tha se e ka pasur rritjen më të madhe.

midle

“Kam thënë që VV-ja do të fitojë vota, jo sa ka fituar me 50%, nuk do të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndoshta rezultati më i mirë ka qenë për PDK-në, pasi ka rritjen më të madhe. VV-ja ka rënie, LDK-ja ka rritje por jo sa PDK-ja.Tashmë e kemi një situatë, ku me pasë pjekuri politike, koha është të përfshihen të gjithë, afatshkurtre”, tha Ahmeti në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se për liderët opozitarë, posti i kryeministrit po është më i rëndësishëm sesa rrëzimi i kundërshtarit, në këtë rast kryeministrit Albin Kurti./Indeksonline/

Comments