Ahmeti sot në Dollnen dhe Bogovinë

185

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot vijon me vizitat në terren në vigjilje të rrethit të dytë zgjedhor në të gjitha komunat ku BDI garon në balotazh për t’ju dhënë përkrahje pa rezervë kryetarëve të ardhshëm të komunave nga radhët e BDI-së.

Siç njoftojnë nga partia, sot, Ahmeti do të qëndroj në komunën e Dollnenit (ora 16.30) dhe në vendbanimet Kamjan (ora 20.00) dhe Pallqishtë (ora 21.00) të Komunës së Bogovinës. për të takuar strukturat partiake dhe qytetarët e këtyre vendbanimeve për t’i siguruar ata që BDI me të gjitha kapacitetet qëndron prapa Xhemil Qamilit në Dollnen dhe Berzah Bejtullahut.në Bogovinë. Lideri Ahmeti është vënë në dispozicion të plotë të kandidatëve të BDI-së që garojnë në balotazh drejt fitores së plotë dhe rikonfirmimit të mbështetjes së madhe për BDI-në në rrethin e parë.

Comments