Ajdari: Mexhiti, Toshkovski, Iseni e Stoilkoviq kanë dështuar! Fronti Europian kërkon shkarkimin e tyre

64

Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari tha se Mexhiti, Toshkovski, Iseni e Stoilkoviq kanë dështuar dhe siç tha, të merren masa nga ana e Kuvendit dhe të shkarkohen. Ajdari tha se kanë dështuar në kontribimin e ruajtjes së harmonisë ndëretnike por kanë thelluar hendekun mes tyre dhe shtoi se, kanë dështuar të sigurojnë një festim të qetë dhe të sigurt për qytetarët. Deputetja tutje shtoi se, nuk do të lejojnë që interest e ngushta partiake dhe politike të minojnë paqen dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut dhe siç tha, të rrezikohen të arriturat që bazën e kanë n[ Marrëveshjen e Ohrit.

“Si grup parlamentar i Frontit Europian, kërkojmë nga Kuvendi që të marrë vendim për përgjegjësinë e anëtarëve të Qeverisë dhe të njëjtit të shkarkohen. Ne nuk do të lejojmë që interest e ngushta partiake dhe politike të minojnë paqen dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut, të rrezikojnë të gjitha të arriturat e deritanishme që bazën e kanë në marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët janë dhe do të mbeten garantues të stabilitetit dhe të ardhmes së përbashkët por asnjëherë nuk do të lejojnë që të jenë të diskriminuar madje edhe nga një qeveri që nuk e ka legjitimitetin e tyre”, tha Rina Ajdari.

Comments