Akademikja maqedone: Pa e ditur maqedonishten askujt nuk duhet ti jepet shtetësia dhe të mos lejohen punësime në administratë

82

Profesoresha universitare e gjuhës maqedonase, akademike Katica Qulavkova, thotë se maqedonishtja si gjuhë është në rrezik dhe nuk ka interesim për ta studjuar.

“Numri i folësve të gjuhës maqedonase në vetë shtetin amë Maqedonia është në rënie. Nga njëra anë maqedonasit po lëvizin masivisht nëpër botë dhe brezat e rinj atje janë të tjetërsuar nga gjuha e tyre amtare. Nga ana tjetër, të rinjtë shqiptarë të Maqedonisë nuk e mësojnë, nuk e flasin, nuk tregojnë interes për të. Edhe maqedonasit më të rinj në Shkup synojnë bisedë dhe komunikim në anglisht. Një pjesë e mirë e institucioneve vendore (administrata) nuk e përdorin siç duhet gjuhën maqedonase. Nuk ka ndjeshmëri/vetëdije morale dhe intelektuale për bukurinë dhe domosdoshmërinë e njohjes së gjuhës maqedonase tek qytetarët maqedonas. Urgjentisht duhet të miratohet ligji për mësimin e detyrueshëm dhe njohjen e gjuhës maqedonase si gjuhë shtetërore nga të gjithë qytetarët e saj. Nënshtetësi dhe punë në administratë nuk mund të merret nëse një person nuk e njeh mirë gjuhën maqedonase”, theksoi Qulavkova për portalin Kurir.

Sipas saj, interesimi për mësimin e gjuhës maqedonase në universitete dukshëm dhe shpejt po zvogëlohet dhe nuk po merren masa të duhura.

Comments