Aksident i rëndë në Shkup, lëndohen disa persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.
Sipas informacione të para, katër vetura janë përplasur rëndë, ku si pasojë disa persona janë lënduar.
Policia ka dalë në terren dhe ka kryer ekspertizë, por ende nuk ka kumtuar detaje.
Nga terreni mësohet se ka edhe dëme të mëdha materiale, por Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se detaje priten gjatë ditës së sotme.