Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, mbrëmjen e së premtes.
Dyshohet se 60-vjeçari humbi jetën, pasi është përplasur nga një automjet, që është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Gjoricë, në segmentin Bulqizë-Peshkopi.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.