Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shkon në 3 numri i viktimave

165

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.

Kryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka shkruar me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës.

Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve!”, ka shkruar Nura.

Indeksonline ka kontaktuar policinë, por deri më tani nuk ka informacione shtesë./Indeksonline/

Comments