Dy persona, një femër dhe një mashkull kanë ndërruar jetë në një aksident që ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës.
Policia ka konfirmuar aksidentin për lajmi.net, në të cilin janë lënduar edhe dy fëmijë.
Sipas komandantit të trafikut për rajonin e Suharekës, Sabit Kabashi, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 13:50, në dalje të fshatit Dubravë në drejtim të fshatit Mushtisht ka ndodh një aksident trafiku ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të Kosovës njëra me tabela të Francës, dy persona kanë ndërruar jetë – ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Kabashi.
Sipas tij, viktimat janë njëri mashkull dhe tjetra femër, mosha 37-38 vjeç. Në aksident janë lënduar edhe dy fëmijë ata janë jashtë rrezikut për jetën.
“Prokurori i shtetit bashkë më gjitha njësit përkatëse janë në vendin e ngjarjes për t’i sqaruar të gjitha rrethanat se si ka ardhur të aksidenti”, deklaroi ai.
Personi që është involvuar në aksident, që ishte në veturën me tabela të huaja është në stacionin e Policisë në Suharekë. /Lajmi.net/