Aksidenti në autostradën Tetovë-Gostivar, MPB del me detaje…

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me informacione zyrtare për aksidentin ë rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar në afërsi të kyçjes së Negotinës.
Nga aksidenti ka vetëm persona të lënduar dhe dëme materiale.

Raporti i MPB-së:
Sot (04.03.) në ora 15:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar në afërsi të kyçjes së Negotinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve tip “Peuzho” me targa të Ohrit, i drejtuar nga G.V (47) nga Ohrit dhe vetura Mercedes me targa të Ohrit, me targa kombëtare sllovene e drejtuar nga A.A.(19) nga Gostivari. Në aksident në vendin e ngjarjes lëndimeve iu ka nënshtruar pasagjerja në veturën ,,Pezho” D.M (81) nga Ohri, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar shoferi G.V. dhe pasagjeri S.V.(69) nga Ohri. Korsitë e rrugës së magjistrales nga Tetova në drejtim të Gostivarit kanë qenë të bllokuara dhe komunikacioni është devijuar nëpërmjet venbanimeve. Inspektimin në vendngjarje do ta kryejë ekipi i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik.