Aksion i MPB-së, dënohen 102 shoferë të dehur
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka nisur aksion për kontroll në trafik që ka zgjatur deri në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm, transmeton Alsat. Nga ky aksion janë dënuar 102 shoferë të cilët kanë drejtuar makinën nën ndikim të alkoolit.
“Shoferët janë përjashtuar nga trafiku”, shtojnë nga MPB.