Aksion kontrollues në Tetovë dhe Gostivar, janë kontrolluar 16 objekte hotelierike, prej tyre 3 janë mbyllur

Me datë 22.03.2025, në periudhën nga ora 10:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspekcioni komunal dhe Inspekcioni Ndërtimor kanë ndërmarrë masa, për inspektimin dhe kontrollin dhe pengimin e aktiviteteve të paligjshme kriminale që kryhen në objektet hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me qëllim prioritar të suprimimit të tregtisë ilegale të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarët e punësuar në institucionet shtetërore lidhur me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hoteliere dhe aktivitete të tjera të kundërligjshme.

Janë kryer kontrolle në 16 objekte hoteliere (TE-6 dhe GV-10), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresat përkatëse nga IShT, DAP dhe DMSh, ndërsa dy objekte hoteliere në Tetovë dhe një në Gostivar janë mbyllur nga DAP.