Aksion masiv në Kosovë/ Në fokus aktivitetet “Call Center”, 20 të arrestuar dhe mijëra euro të sekuestruara

60

Rreth 20 persona janë arrestuar në disa qytete në Kosovës, pas një aksioni që kishte si synim goditjen e bizneseve “Call Center”, të cilët dyshohet për mashtrim.

Autoritetet e sigurisë kanë konfiskuar 120 mijë euro. Sipas mediave, Policia e Kosovës dhe ajo gjermane kanë kontrolluar 14 zona në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar:

Pesë makina
Janë ngrirë mjete financiare nëpër banka në Kosovë, si dhe prona të paluajtshme;
Rreth 30 kompjutera;
Rreth 30 telefona;
Pajisje memorizuese;
Dokumente dhe prova tjera relevante për rastin, etj.
Grupi hetimor po kryen verifikimet për personat e dyshuar./abcnews.al

Comments