Aktivistët e VV-së e fshijnë grafitin “Kryeministër Hajvan” në Prishtinë

74
fresco

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë për ta fshirë një grafit që u shkrua në një mur në Prishtinë, me fjalët “Kryeministër Hajvan”.

Grafiti ishte shfaqur në murin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku mbishkrimi “Kryeministër hajvan” tërhoqi vëmendje.

Kjo shprehje ishte përdorur më parë nga kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së zgjedhjeve, ku ai iu drejtua opozitës me këto fjalë.

midle

Por tani, ato duket se janë rikthyer si mesazh kundër kryeministrit aktual, Albin Kurti, nga qytetarët.

Pak kohë pasi fotografia e grafitit doli në media, Policia e Kosovës kishte dalë në vendngjarje.

Tashmë grafiti është fshirë, duke zhdukur mesazhin e shprehur nga qytetarët.

Comments