Akuza e Lushtakut për Kurtin: Fasadën kuq e zi, brendësinë me Serbi e Rusi

177

Mergim Lushtaku, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shkruar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pasi shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës i janë publikuar përgjime ku në muajin qershor ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiqi.

Sipas Lushtakut, Kurti “fasadën e ka kuq e zi, e brendësi me Serbi e Rusi”.

Albini pasardhës i denjë i atyre që krijuan kauzën për vllaznim-bashkim me serbët, me sukses po e vazhdon misionin e tij! Fasadën kuq e zi, e në brendësi me Serbi e Rusi”, ka shkruar Lushtaku në Facebook, të hënën.

Nacionale publikoi përgjimin ku Kusari-Lila koordinohej me nënkryetarin e Listës Serbe për agjendat parlamentare.

Por opozita thotë se këto përgjime tregojnë se “ka koordinim mes Qeverisë dhe Listës Serbe”. /Gazeta Express

Comments