Alarmon Bajrami: Publikon 5 kontrata sekrete të nënshkruara nga Qeveria Kurti brenda një dite

250

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se janë nënshkruar pesë kontrata sekrete të Qeverisë Kurti Brenda një dite, shkruan Periskopi.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka alarmuar, duke thënë se:

“Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore.”-ka shkruar Bajrami.

Ajo i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë këto kontrata, derisa ka publikuar vlerat e tyre./Periskopi

Comments