Albulena Haxhiu para dy ditësh: I kemi numrat

Para dy ditësh, ministrja në largim, Albulena Haxhiu deklaroi se i kanë numrat për votimin e kryeparlamentarit.
Kështu deklaroi ajo gjatë paraqitjes në “Kanal 10”, ku tha se “e dinë edhe opozita që i kanë numrat”.

“Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty më nuk është interesant” – u shpreh Haxhiu.
Megjithatë, doli që Vetëvendosje nuk i ka numrat. Pikërisht, Albulena Haxhiu e cila u propozua për kryeparlamentare, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme.
Ajo mori 57 vota për, 20 kundër dhe tre abstenime. Këtu, befasoi Nisma Socialdemokrate e cila abstenoi, ani se u përfol për një marrëveshje mes dy partive.