Ali Ahmeti: UÇK e ruajti këtë vend të bashkuar, pa shqiptarët Maqedonia nuk do të ekzistonte…

98

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte takoi qytetarët e Kumanovës.

Ai në fjalimin e tij tha se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ruajti Maqedoninë e Bashkuar, ndaj edhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte.

“UÇK e ruajti këtë Maqedoni të bashkuar, ndaj këtë duhet ta dini mirë komuniteti maqedonas, sepse pa ne, Maqedonia nuk do të ekzistonte. Ne lehtë e kishim t’i bashkohemi Shqipërisë ose Kosovës por nuk e bëmë, sepse edhe ne jemi dalëzotës në këtë vend”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se nuk është koha që të preken plagët e vjetra të popullin shqiptar, duke aluduar në largimin e balancuesit, gjuhëës shqipe apo badenterit.

Ahmeti tha se vendi duhet të shoh të ardhmen në BE e jo të merret me konflikte të brendshme. /tvklan.mk

Comments