Aliu: Aeroplani me udhëtarë nga Kosova që ateroi në Beograd, u kthye prapa për në Gjermani

154

Aeroplani i kompanisë “Euroëings”, i linjës Hamburg-Prishtinë, u detyrua dje të bëjë ulje të natyrës urgjente në Beograd.

Detaje lidhur me këtë ka dhënë ministri i Infrasstrukturës, Liburn Aliu.

Sipas tij, Aeroplani me 155 udhëtarë në bord, i nisur nga Hamburgu për në Gjermani, u detyrua të aterojë në Beograd “për shkaqe teknike”.

Aliu mbrëmë vonë ka shkruar se kompania ka dërguar një aeroplan alternativ, me qëllim që t’i marrë udhëtarët dhe t’i kthejë në Koln.

“Operatori ajror Euroëings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) i cili ka marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku pritet të aterrojë rreth orës 00:45 pas mesnatës”, ka shkruar Aliu pas mesnate.

Ai tutje ka shtuar se autoritetet e Kosovës kanë qenë në koordinim me aeroportin e Prishtinës kemi qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Euroëings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve që ishin në këtë fluturim.

“Fluturimi i udhëtarëve për në Kosovë do të organizohet menjëherë më tutje nga operatori ajror sipas procedurave te aplikuara në raste të tilla. Informata me të detajuara në lidhje me rastin do të marrim nga operatorin Euroëings në ditët në vijim”, ka shkruar ministri Aliu.

Comments