Alternativa sot zgjedh kreun e ri të partisë

149

Alternativa sot do të mbajë Kongres të Jashtëzakonshëm me fillim nga ora 15:00 në Kumanovë, ku pritet që të zgjidhet edhe kryetari i partisë.

Thirrja e kongresit erdhi pas dorëheqjes së Afrim Gashit nga pozita e kryetarit dhe zgjedhja e tij për kryetar të Kuvendit.

“Të nderuar, sot, më 06.07.2024, me fillim në orën 15:00 do mbahet. Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Alternativës në Pallatin e Kulturës në Kumanovë. Pas zgjedhjes së kryetarit Afrim Gashi për Kryetar të Kuvendit të kryetarit, më datë 28 maj të vitit 2024, ai dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Alternativës dhe për ushtrues detyre u caktua nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Alternativës.

Comments