Ambasada e Gjermanisë, në Kosovë, i thur lavde Granit Xhakës dhe Leverkusenit
Skuadra e Bayer Leverkusenit mbrëmë siguroi kualifikimin në finalen e madhe të UEFA Europa League, pasi eliminoi Romën në “BayArena”.
Ambasada e Gjermanisë për Kosovë i ka bërë një shkrim special mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës dhe klubit gjerman, shkruan Indeksonline
“Një tjetër natë emocionuese në Leverkusen. Granit Xhaka dhe bashkëlojtarët e tij të pamposhtur në 49 ndeshje – kalojnë në finalen e Ligës së Europës në Dublin më 22 maj.
“Këtë vit klubet gjermane ofrojnë një ngrohje të mirë para fillimit të UEFA Euro 2024”, shkruhet në postimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë.
Kujtojmë që Granit Xhaka dhe Leverkuseni në finale do të luajë ndaj klubit italian, Atalanta./Indeksonline/