Ambasada Gjermane me donacion afro 300 mijë eurosh për Policinë e Kosovës

73

Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Kufi, sot në një ceremoni të organizuar ka pranuar një donacion nga Gjermania, donacion i realizuar përmes Ambasadës Gjermane në Republikën e Kosovës.

Për të shënuar këtë donacion u realizua një ceremoni e dorëzim-pranimit të mjeteve, ku dorëzimi i pajisjeve u bë nga ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde, kurse pajisjet u pranuan nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Prezent në ceremoni ishte edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata.

Rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së ofruar nga Gjermania, të pranishmit mbajtën nga një fjalë rasti, ku nga ana jonë u falënderua shteti gjerman për mbështetje të vazhdueshme për Policinë e Kosovë si në trajnime ashtu edhe në ofrim të pajisjeve për PK-në.

Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi:

10 vetura Dacia me vlerë 19,880.00€;

10 skanerë për dokumente, me vlerë 23,000.00€;

1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, me vlerë 40,500.00€ dhe

12 kamera termike, me vlerë 36,600.00€.

Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara është 298,900.00 euro.

Comments