Ambasadori francez Timonier takoi kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta (FOTO)

579
Ambasadori francez Timonier takoi kryetarin e Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta (FOTO)

Ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Kristian Timonier qëndroi për vizitë dhe u takua me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Gjatë takimit, u diskutua funksionimi i Pushtetit Lokal në Gostivar, si dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pas takimit në kabinet, në konferencës për gazetarë kryetari Bejta theksoi që: “Pata mundësi ta njoftoj ambasadorin për punën e bëra në periudhën e shkuar në nivel lokal”.

Projektet që kemi realizuar i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe nga hulumtimet e bëra tregojnë që qytetarët e Gostivarit janë të kënaqur me projektet e realizuara dhe që shkojnë në të mirë të tyre”, tha Bejta duke folur për funksionimin e pushtetit lokal.

Në këtë drejtim, ambasadori Timonier potencoi që: “Jam i kënaqur që ndodhem në qytetin e Gostivarit në vizitën time të parë zyrtare”.

“Prezantimi për çështjet që kanë të bëjnë për funksionimin e pushtetit vendor, për ambasadorët është një çështje tejet e rëndësishme, sepse, politika është pjesë e përditshmërisë, kuptohet. Kryetari i Gostivarit më informoi për të gjitha projektet e realizuara dhe biseduam edhe për çështjen e fabrikës së riciklimit të mbetjeve urbane. Është tejet e rëndësishme që të realizohet kësi projekte. Po ashtu, kryetari më prezantoi pajtueshmërinë e pëlqyeshme që ekziston në mes komuniteteve në Gostivar, dhe ky është një shembull që do ta dëshironim vazhdimisht”, tha ambasadori Timonier.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet politike në vend. Kryetari Bejta potencoi që: “Qytetarët presin që sa më shpejt vendi të del nga kriza dhe të formohet qeveri që do të jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve”.

“Biseduam edhe për situatën në vend. Dhashë mendimin tim nga këndvështrimi i mendimit të shumicës së qytetarëve. Qytetarët presin që sa më shpejt vendi të del nga kriza dhe të formohet qeveri që do të jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve. Me pranimin e asaj qeverie, në vendin tonë do të forcohet demokracia, liria, barazia dhe drejtësia në mesin e gjithë qytetarëve pa marrë para sysh se kujt komuniteti i takon”, përfundoi kryetar Nevzat Bejta.

Ndërkaq, ambasadori Timonier vuri në dukje që: “Franca është përkrah Republikës së Maqedonisë dhe përkrah gjitha proceset në drejtim të zhvillimit të demokracisë dhe inkuadrimit në Unionin Evropian”.

Kemi nevojë për bashkëbisedues shumë të shpejt. Evropa po kalon momente tejet të vështira, dhe besojmë që Maqedonia do të mund të ndihmonte në këtë drejtim, jo duke shtuar një krizë politike që tashmë e keni. Urojmë që vendi juaj të jetë stabil dhe të avancohet në drejtim të vendosjes së vlerave të demokracisë. Me kryetarin jemi me profesion historian dhe hapëm një perspektivë jashtëzakonisht të gjerë. Historia ashtu siç e potencoi edhe kryetari, ka gjerë tejet relative. Ajo ka të bëje me humbjen e klanit në favor të qytetarëve. Ne si qytetarë francez do të dëshironim që kjo të ndodhe. Shpresojmë që Maqedonia të bëhet shtet i qytetarëve dhe të përkrah vlerat të cilat janë të përbashkëta”, tha Timonier, duke shtuar që me rëndësi është që të mbizotëron paqja dhe të mos ketë konfrontime, sepse në të kundërtën të gjithë do të humbnin.

Comments