Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Meidani: Po ndjekim me vëmendje situatën! Diplomacia nuk është një “reality show”

81

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar lidhur me incidentet e fundit me djegien dhe përdhosjen e flamurit shqiptar në Kumanovë dhe Prilep.

Ai njoftoi se po veprojnë në përputhje me praktikat diplomatike dhe se diplomacia nuk është “reality show”.

Ja reagimi i tij i plotë:

Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike.

Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket.
Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë.

Comments