​Amerikanët vrasin liderin e ISIS-it në Siri

171

Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë kryer një sulm ajror preciz duke vrarë liderin e ISIS-it Abu Yusif i njohur si Mahmud në provincën Dayr az Zawr, si dhe një operativ tjetër të shtetit islam në Siri.

Sulmi u krye më 19 dhjetor 2024 në një zonë të kontrolluar më herët nga ish- regjimi sirian dhe forcat ruse.

“Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët e saj në rajon, nuk do të lejojnë ISIS-in të përfitojë nga situata aktuale në Siri për të rindërtuar radhët e saj”, tha komandanti i Forcave të Komandës Qendrore të SHBA-së CENTCOM, gjenerali Michael Erik Kurilla.

Ai paralajmëroi se ISIS synon të lirojë mbi 8 mijë operativë të tij aktualisht në objektet e paraburgimit në Siri.

“Ne do të synojmë në mënyrë agresive liderët dhe operativët e tyre, duke përfshirë ata që përpiqen të kryejnë operacione jashtë Sirisë,” ka thënë kreu i CENTCOM në X.

Comments