Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetëfaktorizim apo hapje e lojës politike?

78
fresco

Analistët ndajnë mendime të ndryshme për paraqitjen e Fatmir Limajt pas zgjedhjeve dhe ofertën e tij.

Analisti Ylli Hoxha ka deklaruar se intervista e Fatmir Limajt në “Debat Plus” është interpretuar në mënyrë të ekzagjeruar nga komentuesit dhe opinioni publik. Sipas tij, Limaj ka përdorur këtë paraqitje për të vetëfaktorizuar veten në skenën politike dhe për të treguar se nuk është pjesë e Ramush Haradinajt.

“Ka qenë vetfaktorizim i Limajt, nevojë për të treguar se nuk jam pjesë e Ramush Haradinajt. Me i pas tri votat e mia, duhet ulur në tavolinë edhe pala e parë edhe e tij. Limaj ka luajtur në formë briliante vetfaktorizimin”, tha Hoxha.

Ai shtoi se nuk pret një koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, duke nënvizuar se intervista e Limajt më shumë ka qenë për rifaktorizim sesa për një afrimitet me LVV-në.

Ndërkohë, analisti Dardan Gashi e cilësoi Limajn si një nga politikanët më të talentuar të vendit, duke theksuar se ai ka një qasje shtetndërtuese dhe institucionale.

midle

“Zoti Limaj është një nga politikanët më të talentuar të vendit. E ka dellin e shtetësisë dhe institucioneve. Më e ndershme është të diskutohet për ndërtimin e institucioneve sesa kush me kë duhet t’i ndërtojë ato”, tha Gashi në “Debat Plus”.

Ai shtoi se PDK-ja, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka bërë një gabim duke mos ftuar publikisht partitë opozitare për të ndërtuar qeverinë.

Analisti Belgzim Kamberi vlerësoi se Kosova aktualisht është në një fazë taktike dhe se Fatmir Limaj, si përfaqësues i një partie më të vogël, vetëm e ka hapur lojën politike.

“Jemi ende në fazën e taktikës. Zoti Limaj e ka hapur lojën për peshën që përfaqëson ai. Ai deklaroi se për tre deputetë flet vetë dhe është i hapur për bashkëpunim me të dyja palët. Mirëpo, ende nuk kanë folur kryesorët e lojës, as Kurti, as Hamza e as Abdixhiku”, theksoi Kamberi.

Ai shtoi se reagimi i partive kryesore ka qenë i heshtur dhe se nuk beson që Albin Kurti e ka mirëpritur deklaratën e Limajt.

Comments