Analisti Sopi: Shumica e shteteve evropiane i kanë ra pishman për ndërhyrje në Kosovën myslimane

107
fresco

Analisti Agim Sopi pretendon se shumica e vendeve evropiane janë penduar që kanë ndërhyrë në vitin 1999, duke e bombarduar ish-Jugosllavinë.

Ai ka treguar se kjo ka ndodhur për shkak të përkatësisë fetare myslimane të shumicës se qytetarëve të Kosovës.

midle

Megjithatë, analisti nuk e ka sjell asnjë fakt, i cili dëshmon pretendimet e tij.

Në emisionin “Konfront” të KTV-së, Sopi ka thënë se vendet e penduara pretendojnë se kanë bërë keq që kanë krijuar një vend me potencial mysliman në Evropë.

“Evropianët, shumica prej tyre, fatkeqësisht, i kanë ra pishman pse janë futur dhe janë solidarizuar me Amerikën gjatë intervenimit dhe kanë mëndu se kanë bo keq, se kanë krijuar edhe një shtet që ka potencial mysliman në Evropën kristiane, që mund të jetë i rrezikshëm për një ardhmëni të Evropës dhe kështu me radhë. Dhe kanë filluar ta përkëdhelin Serbinë, në vend që të vazhdonin sanksionet deri në denazifikimin dhe demokratizimin e atij vendit”, ka thënë Sopi.

Comments