Anulimi i futurimeve në Aeroportin e Prishtinës, vjen reagimi i ministrit Aliu
Ministri i Infrastruktures, Liburan Aliu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar pas anulimeve të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës.
Ai theksoi se aeroporti është në shërbim të vazhdueshëm dhe ka instaluar sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime të sigurta edhe në kushte të mjegullës së dendur.
Ministri përmendi se deri tani janë realizuar me sukses 46 fluturime, ndërsa 12 fluturime janë anuluar në ardhje.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të ofrojnë informacion të qartë dhe në kohë për pasagjerët, duke siguruar se fluturimet me pilotë të certifikuar janë realizuar me sukses.
Situata do të monitorohet vazhdimisht për të siguruar funksionimin normal të aeroportit, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.