Arben Gashi: Albin Kurti po çirret sepse fundi i tij po afrohet
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar ndaj fjalimeve të ashpra të Kurtit në fushatë.
Ai ka thënë se kjo tregon që fundi i Kurtit po afrohet.
Postimi:
Albin Kurti po çirret sepse nuk ka asgjë për të treguar!
Pas 4 viteve si kryeministër, Kosova është më e zhgënjyer se kurrë. Çirret me zë të lartë sepse:
• Skandali Marin Berisha po i del nga kontrolli.
• 35 milionë euro u zhdukën në KEK nga Nagip Krasniqi.
• Çmimi i energjisë elektrike u dyfishua.
• Rezervat shtetërore u vodhën dhe Rozeta e skandaleve po del në pah.
• Çmimet e miellit, vajit e sheqerit u dyfishuan.
• 3200 tenderë me një burim po mbulohen me britma të kota.
• Sanksionet ndërkombëtare po izolojnë Kosovën.
Kurti nuk ka pika as vizion për të folur si kryeministër. Ai është i korruptuar, i paaftë dhe i vetëdijshëm që qytetarët do ta ndëshkojnë për dështimet e tij. Çirret sepse fundi i tij po afrohet! Kosova meriton ndryshe! #BehuNdryshimi