Arben Gashi del indirekt kundër LDK-së, kërkon rinumërim në Prishtinë

147
fresco

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se procesi i numërimit të votave në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.

Gashi ka kërkuar nga KZQ-ja rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.

midle

”Siç po duket, procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar. Ky dështim ka dëmtuar gjithashtu rëndë besimin në vërtetësinë e rezultatit zgjedhor. Për hir të ruajtjes së besimit në procesin demokratik, KQZ duhet të vendosë për rinumërimin e të gjitha votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.” ka shkruar Gashi.

Tutje ai ka ”goditur” partinë edhe për votat e diasporës, ku ka thënë se këto vota janë manipuluar sidomos brenda partive politike.

”Një fenomen tjetër i vërejtur në këto zgjedhje është manipulimi masiv me votën e diasporës. Këto vota, siç po shihet, janë manipuluar sidomos brenda partive politike. Demokracia, ndër të tjera, është edhe besim në institucionet e zgjedhura. Vendi ka nevojë për institucione përfaqësuese dhe të besueshme.” ka shkruar ai në Facebook.

Comments