Arbër Hoxha dhe Dinamo Zagrebi, do të drejtohen nga Fabio Kanavaro

156

Klubi kroat Dinamo Zagrebi përmes një njoftimi zyrtar kanë bërë me dije se Nenad Bjelica është larguar nga stoli dhe në vend të tij tashmë është konfirmuar legjenda italiane Fabio Kanavaro. Bjelica u shkarkua pas një sërë rezultatesh të dobëta në elitën e futbollit kroat, duke bërë që Dinamo të humb hapin në garën për titull kampion.

Gjatë ditës së diel pati spekulime se legjenda italiane Fabio Cannavaro është kandidati favorit për t’u ulur në stolin e Dinamos. Kjo u konfirmua zyrtarisht pasi Kanavaro do të drejtojë Dinamon në pjesën e mbetur të sezonit dhe do të përpiqet ta bëjë sërish kampion. Hera e fundit që Kannavaro kishte drejtuar një ekip ishte Udineze, teksa ka pasur në menaxhim edhe ekipe tjera si Benevento, kombëtaren e Kinës etj.

Mbetet të shihet se çfarë efekti do të ketë ardhja e Kanavaros për futbollistin shqiptar Arbër Hoxha. Ky i fundit, këtë sezon ka luajtur në 16 ndeshje për Dinamo Zagrebin duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asist. Tani derbi më i madh kroat ndërmjet Hajdukut dhe Dinamos do të marrë një dimension tjetër sepse këto dy ekipe drejtohen nga dy legjenda italiane – Gatuso dhe Kanavaro.

Comments