Armenia njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.
“Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare”.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka thënë Ahmeti.