Arrestohen dy persona nga Çellopeki pasi kërcënuan 35-vjeçarin nga Sllatina

MPB njofton se me datë 28 .03.2025 në orën 17:20. në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat O.A. (25) dhe M.A.(23), të dy nga fshati Çelopek i Tetovës, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se për shkak të keqkuptimit në komunikacion, kanë kanosur personin A.I. (35) nga fshati Sllatinë i Tetovës. Ata janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.