Arrestohet aktori i njohur amerikan

Aktori kubano-amerikan, William Levy, u arrestua të hënën mbrëma për sjellje të çrregullt ndërsa ishte në gjendje të dehur dhe mbetet në burg në Florida të Jugut.
Incidenti ndodhi në qytetin Weston, sipas sistemit të burgjeve të Broward County, 45 kilometra larg Miamit, ku aktori dhe producenti kuban u arrestua përfundimisht dhe u transferua në burgun e qarkut Broward.
Sipas mediave amerikane, në foton nga arrestimi,
https://www.nbcmiami.com/news/local/actor-william-levy-arrested-in-south-florida-on-disorderly-intoxication-trespassing-charges/3592242/

Data e lirimit të tij, shuma e dorëzanisë ose kur është planifikuar të dalë para një gjyqtari nuk dihen ende.
Ai përballet me një dënim maksimal prej 60-ditësh për prishje të qetësisë, siç përcaktohet nga ligji i Floridas dhe deri në një vit burgim për shkelje.
Arrestimi vjen pas një sërë problemesh të gjata, veçanërisht për shkak të një konflikti me ish-partneren e tij, aktoren Elizabeth Gutierrez, që bëri që policia të vizitonte shtëpinë e tij katër herë.
Ata e akuzuan vazhdimisht se e tradhtoi me kolegët dhe u ndanë disa herë, dhe në vitin 2022 ata njoftuan se më në fund po ndaheshin. Megjithatë, postimi u fshi shpejt dhe më pas ata u panë sërish bashkë.
Ai është më i njohur për publikun në Ballkan për serialet “Cuidado con el angel”, “Triunfo del Amor” dhe “Sortilegio”.